Partia e Lirisë ngre alarmin për çmimet e banesave: Të rinjve u duhen deri në 70 vite kursime për një garsoniere

Partia e Lirisë ngre alarmin për çmimet e banesave: Të rinjve u duhen deri në 70 vite kursime për një garsoniere

Zëdhënësja e Partisë së Lirisë, Jasmira Memelli, ka kritikuar qeverinë Rama për rritjen e kostove të strehimit, duke deklaruar se një të riu në Shqipëri i duhen 60 deri në 70 vite kursime për të blerë një garsoniere në periferi të Tiranës. Sipas Memellit, çmimet e larta të banesave e kanë kthyer strehimin në një luks të papërballueshëm për mijëra qytetarë dhe familje. Ajo akuzon gjithashtu qeverinë se ka lejuar që sektori i ndërtimit të shndërrohet në një kanal për pastrimin e parave që burojnë nga krimi dhe korrupsioni. Deklarata e plotë Shqipëria po përjeton një nga krizat më të rënda të strehimit në Europë dhe ky është produkt i një modeli ekonomik dhe politik që ka braktisur qytetarët dhe ka favorizuar interesat e një...