Zemra artificiale po zëvendëson funksionin e njerëzores, teknologjia franceze që po u jep shpresë pacientëve!

Zemra artificiale po zëvendëson funksionin e njerëzores, teknologjia franceze që po u jep shpresë pacientëve!

Një teknologji e zhvilluar në Francë po hap perspektiva të reja për pacientët që vuajnë nga format më të rënda të insuficiencës kardiake. Bëhet fjalë për Aeson, një zemër artificiale e krijuar nga kompania CARMAT, e projektuar për të zëvendësuar funksionin pompues të dy barkusheve të zemrës. Pajisja imiton punën e zemrës njerëzore dhe përshtat sasinë e gjakut që pompon sipas nevojave të organizmit. Sensorët e integruar ndihmojnë në rregullimin e funksionimit të saj, në varësi të aktivitetit fizik dhe gjendjes së pacientit. Një tjetër veçori është përdorimi i materialeve biologjike në pjesët që bien në kontakt me gjakun, me synimin për të përmirësuar përputhshmërinë me organizmin. Aeson është krijuar kryesisht si një zgjidhje e përkohshme për pacientët me dëmtime të rënda të zemrës, të...