NOSTALGJI PER RININE E DIKURSHME, DEPUTETET E PD QE U FUTEN NE AUDITORIN E PROTESTES
Protesta e zhvilluar para Ministrisë së Arsimit në Tiranë, e prezantuar si një reagim i studentëve ndaj problematikave të arsimit, u shoqërua edhe me praninë e figurave politike dhe përfaqësuesve të opozitës. Sipas raportimeve të mediave, mes protestuesve ishte edhe deputeti i Partisë Demokratike, Gjin Gjoni, si dhe deputeti i Partisë Mundësia, Erald Kapri. Prania e Gjonit në tubim vjen pas raportimeve për pjesëmarrjen e Jamarbër Malltezit, dhëndrit të kreut të PD-së, Sali Berisha. Në protestë u raportua gjithashtu prania e Ilirjana Kuçanës dhe e anëtarëve të Forumit Rinor të Partisë Demokratike (FRPD). Një tjetër zhvillim i raportuar ishte përballja e deputetit Erald Kapri me drejtorin e Policisë së Tiranës, Oligert Torba, lidhur me mënyrën e trajtimit të protestuesve. Ky episod e vendosi edhe më...
Burimi:
ntv.al