Një valë e re hetimesh ndaj Administratës Trump teksa demokratët po marrin kontrollin e Kongresit

Një valë e re hetimesh ndaj Administratës Trump teksa demokratët po marrin kontrollin e Kongresit

Demokratët në Kongresin amerikan po përgatiten për një valë të re hetimesh ndaj administratës së presidentit Donald Trump, në prag të marrjes së kontrollit të shumicës në Dhomën e Përfaqësuesve dhe në Senat, shkruan CNN, tranmeton Express. Kryetarët e ardhshëm demokratë të komisioneve në të dyja dhomat do të mund të nisin që këtë muaj paralajmërimet ndaj individëve dhe organizatave që mund të jenë objekt i hetimeve. Ndërsa, kompetencat për të lëshuar fletëthirrje zyrtare për dëshmi dhe dokumente do t’i kenë të plota nga fillimi i vitit të ardhshëm, kur të konstituohet Kongresi i ri. Të martën në mbrëmje, demokrati që pritet të udhëheqë Komisionin e Mbikëqyrjes në Dhomën e Përfaqësuesve, Robert Garcia, publikoi në rrjetet sociale mesazhin “LAWYER UP” (Angazhoni avokatë). Ndërkaq, senatori Ron...