Një pikturë e Kandinskit, e shitur për 22 mijë paund në vitin 1964, pritet të arrijë deri në 80 milionë dollarë

Një pikturë e Kandinskit, e shitur për 22 mijë paund në vitin 1964, pritet të arrijë deri në 80 milionë dollarë

Një pikturë e artistit të njohur rus Wassily Kandinsky, e cila u shit për vetëm 22 mijë paund në vitin 1964, pritet të rikthehet në ankand me një vlerësim që arrin deri në 80 milionë dollarë. Bëhet fjalë për veprën “Betonte Ecken”, e cila pritet të vendosë rekord të ri për çmimin më të lartë të paguar ndonjëherë në ankand për një pikturë të Kandinskit. Historia e saj lidhet me koleksionin e Solomon R. Guggenheim, biznesmenit amerikan dhe një prej koleksionistëve e mbështetësve më të mëdhenj të artistit rus. Rreth 15 vjet pas vdekjes së Guggenheimit, fondacioni që administronte koleksionin e tij vendosi të nxirrte në shitje 50 nga 170 veprat e Kandinskit që zotëronte, me arsyetimin se muzeu në Manhatan nuk kishte hapësirë të...