Burimi:
Inforculture.info

Foto © Inforculture.info
Një letërkëmbim i Lasgush Poradecit me Gjergj Pekmezin në vitin 1928
Mes rreshtave të këtij letërkëmbimi, të cilën do ta publikojmë të plotë, ndihet vlerësimi tepër i veçantë i poetit për mirësinë dhe zemërgjerësinë e dr. Gjergj Pekmezit, dhe jo vetëm kaq, ai e quan të parin e veteranëve të atdheut. Në kohën që eshtrat e Gjergj Pekmezit priten këto ditë të kthehen në atdhe, ku më 19 nëntor 2022, ora 10.00-12.00, do të mbahet një ceremoni në Akademinë e Shkencave të Shqipërisë për përcjelljen e fundme drejt vendlindjes, Pogradec, zbulojmë një letërkëmbim interesant të poetit të shquar Lasgush Poradeci (Llazar Gusho) me të. Në nëntekstin e këtij letërkëmbimi, përveç qëllimit për të cilin është shkruar, hidhet më shumë dritë në vlerat dhe personalitetin e gjuhëtarit, etnologut, profesorit, bibliografit, diplomatit dhe përkthyesit Gjergj Pekmezi dhe për...