Një javë nga helmimi i banorëve në Fushë-Arrëz, ISHP: Erdhi nga uji i pijshëm, konstatuam ndotje
banorët në spital FUSHË-ARRËZ-Një javë nga helmimi i rreth 140 personave në Fushë-Arrëz, të cilët u paraqitën në qendrën shëndetësore me simptoma gastrointestinale, Instituti i Shëndetit Publik ka nxjerrë raportin. Sipas raportit, gjatë periudhës 24 gusht–3 shtator 2026, në Qendrën Shëndetësore Fushë-Arrëz janë paraqitur 139 persona me shenja gastrointestinale. 128 prej tyre, ose 91.7% e rasteve, janë banorë të Fushë-Arrëzit, ndërsa pjesa më e madhe e rasteve është përqendruar në lagjet “Demokracia” dhe “Nushaj”. Në kuadër të hetimit epidemiologjik, ISHP ka analizuar edhe sistemin e furnizimit me ujë, pasi banorët e prekur kanë deklaruar se konsumojnë ujë nga rrjeti publik dhe furnizohen nga i njëjti sistem. Analizat laboratorike kanë konstatuar ndotje mikrobiologjike në disa pika të sistemit të furnizimit me ujë. Në Depon nr. 1 janë gjetur koliforme,...
Burimi:
zeri.ai