“Nga Shqipëria, të marrë çmimin futbollisti më i mirë i vitit”, Rama tregon diskutimet për organizimin e Globe Soccer Awards në vendin tonë

“Nga Shqipëria, të marrë çmimin futbollisti më i mirë i vitit”, Rama tregon diskutimet për organizimin e Globe Soccer Awards në vendin tonë

Kryeministri Edi Rama tregon diskutimet për organizimin e Globe Soccer Awards – Europe Edition në vendin tonë. “Jemi në një diskutim për të sjellë në Shqipëri edicionin europian Globe, është një eveniment i jashtëzakonshëm, i cili mbahet në mënyrë të përvitshme. Për edicionin europian, organizatorët janë në një diskutim me Madridin dhe me ne. Kemi shumë arsye të besojmë që zgjedhja do të jetë mbi ne. Do të ishte shumë mirë që çmimin futbollistit më të mirë të vitit, t’ia japim këtu në Tiranë”. Top Channel
Burimi: Top-Channel.tv