Nga konferenca e FBI-së, Hita: Partneritetet ndërkombëtare, rruga e vetme për të luftuar krimin e organizuar
skender hita TIRANË- Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, mori pjesë në ceremoninë e hapjes së Konferencës së 42-të të Shoqatës së Ish-studentëve Evropianë të Akademisë Kombëtare të FBI-së (FBINAA European Chapter), me pjesëmarrjen e mbi 230 përfaqësuesve të FBI-së dhe punonjësve të agjencive të ndryshme ligjzbatuese nga vendet e Evropës dhe më gjerë. Gjaë fjalës së tij, Hita vuri theksin te partneriteti i ngushtë i Policisë së Shtetit me agjencitë ligjzbatuese ndërkombëtare në luftën kundër krimit të organizuar. Hita shprehu rëndësinë e bashkëpunimit me partneritetet ndërkombëtare duhet të vijojë me më shumë shkëmbim informacioni, koordinim dhe reagim të shpejtë përballë krimit të organizuar dhe terrorizmit. Sipas Hitës, partneritetet ndërkombëtare nuk janë thjesht një nevojë institucionale, por janë rruga e vetme në luftën moderne kundër krimit...
Burimi:
zeri.ai