Nga kabineti i BKH-së në krye të drejtorisë së Burgjeve, karriera e drejtueses së re. E para grua që drejton këtë institucion
Sadleva Bodo është emëruar në krye të Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve, pas dorëheqjes së Adriatik Kupit. Ky i fundit e mori detyrën më 1 prill, por njoftoi largimin përmes një postimi në Facebook, duke e cilësuar drejtimin e institucionit si një periudhë të vështirë. Ai përmendi edhe kritikat dhe kundërshtimet e hasura gjatë ushtrimit të detyrës, pa dhënë detaje mbi arsyet e dorëheqjes. Ministri i Drejtësisë, Toni Gogu, konfirmoi pranimin e dorëheqjes dhe bëri me dije se procedurat për emërimin e drejtuesit të ri do të ndiqen në përputhje me ligjin. Bodo vjen nga Byroja Kombëtare e Hetimit, ku prej pesë vitesh ka mbajtur pozicionin e këshilltares ligjore të drejtorit të këtij institucioni. Ajo ka punuar me Aida Hajnajn dhe më pas ka vijuar...
Burimi:
kohajone.com