Nga hotelet te apartamentet, pse turistët po ndryshojnë mënyrën e pushimeve në Shqipëri
Vera e vitit 2026 po sjell më shumë turistë në Shqipëri, por rritja e numrit të vizitorëve nuk po përkthehet domosdoshmërisht në më shumë të ardhura për sektorin. Turistët po rezervojnë më vonë, po qëndrojnë më pak dhe po tregohen më të kujdesshëm me shpenzimet. Ndërkohë, shërbimi, mungesa e stafit të kualifikuar, trafiku dhe problemet me infrastrukturën mbeten ndër shqetësimet kryesore të sezonit. Pas një qershori më të dobët, muajt korrik dhe gusht sollën rritje të numrit të turistëve të huaj. Operatorët presin që flukset të vazhdojnë edhe gjatë shtatorit dhe në ditët e para të tetorit, duke treguar se sezoni turistik po zgjatet. Edhe kontratat për turizmin e organizuar për vitin 2027 janë mbyllur me rritje, si në numër ashtu edhe në çmime. Megjithatë,...
Burimi:
javanews.al