Nga gazi rus te megavatët e gjelbër kinezë: A rrezikon Serbia një varësi të re energjetike?

Nga gazi rus te megavatët e gjelbër kinezë: A rrezikon Serbia një varësi të re energjetike?

Serbia po i drejtohet diellit, erës dhe ujit për të ulur varësinë nga Rusia, për të diversifikuar burimet dhe për ta nxjerrë gradualisht qymyrin nga përdorimi, ndërsa në tranzicionin energjetik po shfaqen gjithnjë e më shumë kompani nga Kina. Ato hyjnë në vend si investitore dhe pronare të projekteve, kontraktore të punimeve dhe furnizuese të pajisjeve. Kështu, krahas infrastrukturës, industrisë dhe teknologjisë, po hapet edhe një kapitull tjetër i bashkëpunimit mes Beogradit dhe Pekinit, por edhe pyetja – a po e zëvendëson Serbia një varësi energjetike me një tjetër. “Ky sektor është ende në fazat fillestare, por ekziston një pozicion shumë i mirë fillestar për këtë”, vlerëson Stefan Vladisavljev nga Fondacioni joqeveritar BFPE, në një prononcim për Shërbimin e Ballkanit të Radios Evropa e Lirë...