Gjekmarkaj shpërthen me satirë ndaj Ramës: “Dekreton” nofka për ministrat dhe deputetët
Autori i “Kronikës”, ditën e enjte, mbërriti afër akshamit në Parlament, i veshur me jeshile nga këmbët te koka, me një shall mbi qafë, krejt si Baba Mondi, por pa shenjtërinë e tij. I mungonte vetëm ai guri që e prekin të gjithë për mbarështim e sevape! Dita qe në të shkrehur edhe ngjarjet në të sosur! Ndaj sot u mor vendimi që të lahen kusuret e javës, të nxirren disa dekrete dhe të lihen detyra për kohët historike që po jetojmë! Kureshtarët e shumtë që kanë ndjekur udhëtimet e Babos këto ditë kanë parë se mbante lidhur për dore një valixhe si ato diplomatike me kode bërthamore, shenjë e misterit dhe paralizës mendore që ka mbërthyer gjithë shoqërinë tonë, e cila ka nevojë për...
Burimi:
ntv.al