Bashkia e Tiranës i kthehet Ramës: Tirana nuk është pronë personale e Kryeministrit
Bashkia e Tiranës ka reaguar pas deklaratave të kryeministrit Edi Rama për administratën bashkiake dhe pretendimet se punonjësit mund të largohen nga detyra për shkak se nuk pëlqejnë apo shpërndajnë postimet e Erion Veliajt në rrjetet sociale. Në deklaratën për shtyp, Bashkia kundërshton atë që e cilëson si ndërhyrje politike të kryeministrit në kompetencat e kryetarit të zgjedhur të bashkisë. Sipas saj, emërimet dhe shkarkimet në administratë janë kompetenca që duhet të ushtrohen në përputhje me ligjin dhe jo mbi bazën e preferencave personale. Reagimi vjen pasi Rama ngriti publikisht pyetjen se si mund të largohet nga puna një drejtuese e Policisë Bashkiake, e cila, sipas tij, e ka kryer detyrën me dinjitet, vetëm sepse nuk ka bërë “like” apo “share” postimet e Veliajt nga...
Burimi:
ntv.al