Nga erdhi dhe si erdhi deri tek emri Shqipëri që ne gëzojmë sot?! Ja origjina që nuk e keni ditur!

Nga erdhi dhe si erdhi deri tek emri Shqipëri që ne gëzojmë sot?! Ja origjina që nuk e keni ditur!

Shqiptarët janë një nga të pakët popuj të Europës, e mund të themi edhe të kontinenteve të tjera, te të cilët ekzistojnë dy emra nacionalë, njëri me përdorim të brendshëm, d.m.th. emri me të cilin ata emërojnë popullin e vet, e tjetri emri me të cilin njihen nga bota e jashtme. Nga Eqrem Çabej Shqiptari i thotë vetes shqiptar, vendit të vet Shqipëri, Shqipni, po populli njihet në botë, sikundër dihet, lashtërisht si Albanais, Albanese etj., dhe vendi i tij si Albanie, Albania. Ky emërtim i dyfishtë ka arsyet e veta. Ai ka lidhje me disa rrethana të karakterit etnografik, të cilat janë specifike për Shqipërinë e për të kaluarën historike të saj. Duke u nisur nga faktet, vihet re pikësëpari që vërtet në Shqipëri...