Nga Ajman Park, Sols Farm te vila me vlere 1 mln euro në Dhermi, çfare iu sekuestrua Çopjave

Nga Ajman Park, Sols Farm te vila me vlere 1 mln euro në Dhermi, çfare iu sekuestrua Çopjave

Resorti “Ajman Park” në Xhafzotaj, agroturizmi “Solis Farm” në Baldushk, një vilë me vlerë 1 milion euro në Dhërmi dhe 25 automjete luksoze janë ndër pasuritë e sekuestruara nga SPAK në kuadër të hetimeve ndaj organizatës kriminale të drejtuar nga Franc Çopja dhe Ervis Çela. Vlera e përgjithshme e aseteve të vendosura nën sekuestro llogaritet në rreth 9 milionë euro. SPAK ka zbardhur një pjesë të pasurive që dyshohet se lidhen me aktivitetin kriminal të organizatës Çopja-Çela, e akuzuar për përfshirje në trafikun ndërkombëtar të kokainës. Në kuadër të hetimeve janë vendosur nën sekuestro prona të paluajtshme, biznese, automjete dhe shuma të konsiderueshme parash, të cilat dyshohet se janë përfituar nga aktiviteti kriminal ose janë përdorur për pastrimin e produkteve të tij. Mes aseteve më...