Nga 3,7 në 3,4 për qind, Banka Botërore ul pritshmëritë për ekonominë shqiptare
Banka Botërore parashikon se rritja ekonomike e Shqipërisë këtë vit do të ngadalësohet. Nga 3.7 që ishte, institucioni më i lartë monetar në botë vlerëson se zgjerimi i Prodhimit të Brendshëm bruto të vendit do të jetë vetëm 3.4 për qind. Sinkron Massimiliano Paolucci, Menaxher i Zyrës së Bankës Botërore për Shqipërinë, shprehet: “Ekonomia e Shqipërisë vijon të tregojë qëndrueshmëri, por rritja e këtij momenti kërkon reforma të guximshme strukturore. Rruga përpara është e qartë: përshpejtimi i reformave drejt anëtarësimit në BE, me më shumë investime në kapitalin njerëzor dhe infrastrukturën digjitale, si dhe mobilizimi i kapitalit privat do të nxisë investimet, krijojë vende pune dhe përshpejtojë konvergjencën me BE-në.” Për shkak të pasigurisë dhe frikës për një krizë çmimesh në aspektin energjetik, që më...
Burimi:
javanews.al