Netanyahu nuk e pranon rezultatin? Akuzon partitë arabe se monitoruan votuesit

Netanyahu nuk e pranon rezultatin? Akuzon partitë arabe se monitoruan votuesit

Partia Likud e kryeministrit izraelit Benjamin Netanyahu po përgatitet të paraqesë një ankesë në Gjykatën e Qarkut të Jerusalemit, duke kundërshtuar pjesërisht ose tërësisht rezultatet e zgjedhjeve të fundit në Izrael. Sipas pretendimeve të partisë, partitë politike arabe kanë përdorur aplikacione elektronike për të monitoruar pjesëmarrjen e votuesve, në kundërshtim me një vendim të mëparshëm të Gjykatës së Lartë të Izraelit. Avokati i Likud-it, Ilan Bombach, deklaroi për gazetën The Times of Israel se përfaqësuesit e partisë në qendrat e votimit kanë paraqitur rreth 700 ankesa gjatë ditës së zgjedhjeve. Sipas tij, aktivistët e partive arabe kanë përdorur aplikacione në telefonat inteligjentë për të ndjekur pjesëmarrjen e qytetarëve në votime. Bombach pretendon se kjo praktikë mund të ketë ndikuar në qindra, madje edhe mijëra vota,...