Nënkomisioni për Auditimin shqyrton raportet e KLSH-së për sigurinë e barnave, shërbimin e dializës dhe buxhetin 2027!

Nënkomisioni për Auditimin shqyrton raportet e KLSH-së për sigurinë e barnave, shërbimin e dializës dhe buxhetin 2027!

Nën drejtimin e kryetarit Igli Cara, Nënkomisioni për Auditimin e Sektorit Publik zhvilloi mbledhjen e radhës, ku në fokus të punimeve ishin dy raporte të rëndësishme të auditimit të performancës në sektorin e shëndetësisë, si dhe projektbuxheti i Kontrollit të Lartë të Shtetit (KLSH) për vitin 2027. Fillimisht, anëtarët e nënkomisionit morën në shqyrtim dhe miratuan raportin e auditimit të performancës “Efektiviteti dhe siguria e barnave që qarkullojnë në Shqipëri”, përmbledhja dhe gjetjet kryesore të të cilit u prezantuan nga deputetja Ledina Alolli. Auditimi i shërbimit të hemodializës dhe 32 rekomandimet Në pikën e dytë të rendit të ditës, u prezantua raporti i KLSH-së për auditimin e performancës “Shërbimi në Terapinë Renale Zëvendësuese (hemodializa, dializë peritoneale, transplanti)”. Për të raportuar dhe për t’iu përgjigjur pyetjeve...