Nën hetim për projektin 12 milionë euro, Prokuroria Speciale merr në pyetje kryebashkiakun e Prishtinës

Nën hetim për projektin 12 milionë euro, Prokuroria Speciale merr në pyetje kryebashkiakun e Prishtinës

Përparim Rama KOSOVË- Kryetari i Prishtinës Përparim Rama është paraqitur këtë të premte në Prokurorinë Speciale të Kosovës ku është marrë në pyetje në cilësinë e të pandehurit në kuadër të hetimeve për rastin e njohur si 'Arkitekti i Kryeqytetit'. Sipas Prokurorisë Speciale Rama dyshohet për veprën penale të 'Keqpërdorimit të pozitës apo autoritetit zyrtar'. Për Radion Evropa e Lirë institucioni konfirmoi se intervistimi u zhvillua si pjesë e veprimeve hetimore që po kryhen për këtë çështje. “Prokuroria Speciale është duke i ndërmarrë veprimet e nevojshme hetimore dhe procedurale në përputhje me legjislacionin në fuqi”, thuhet në përgjigjen e Prokurorisë. Pas daljes nga ambientet e institucionit, kryebashkiaku i Prishtinës deklaroi se është i gatshëm të bashkëpunojë me organet e drejtësisë duke këmbëngulur se veprimet e...