Në Ulqin sonte nis “Kalimera Poetike”, mbrëmja e parë i kushtohet Rexhep Qosjes

Në Ulqin sonte nis “Kalimera Poetike”, mbrëmja e parë i kushtohet Rexhep Qosjes

Me një mbrëmje letrare në homazh të akademikut Rexhep Qosja, sonte në Muzeun e Kalasë së Ulqinit hapet edicioni i 34 i manifestimit letrar “Kalimera Poetike – Basri Çapriqi”. Mbrëmja e hapjes i kushtohet jetës dhe veprës së shkrimtarit, teoricienit dhe studiuesit të letërsisë, akademikut Rexhep Qosja, i cili u nda nga jeta në prill të këtij viti. Për jetën dhe krijimtarinë e Qosjes do të flasin shkrimtari dhe profesori universitar Ag Apolloni dhe botuesja Irena Toçi, ndërsa pjesë nga krijimtaria e tij do të lexojë aktori Naim Berisha. Mbrëmjen do ta moderojë poeti dhe studiuesi i letërsisë, Haxhi Shabani. Në dy mbrëmjet e tjera autoriale të këtij edicioni do të prezantohen krijimtaria dhe puna studimore e shkrimtarëve dhe studiuesve të letërsisë Anila Mullahi-Elezi dhe...