Burimi:
Syri.net

Foto © Syri.net
Në kërkim për ‘shtëpi bari’/ Arrestohet 43-vjeçari në Krujë, ishte dënuar me afro 5 vite burg
Një 43-vjeçar është arrestuar nga Policia, në kuadër të operacionit të koduar ‘Inside’, pasi ishte shpallur në kërkim për kultivim të lëndëve narkotike. 43-vjeçari me inicialet, L. K, ishte dënuar me rreth 5 vjet burgim, për kultivim të bimëve narkotike në ambient të mbyllur. ‘Gjykata e Tiranës, me vendimin e datës 09.02.2023, e ka dënuar këtë shtetas, me 4 vjet e 8 muaj burgim, për veprat penale “Kultivimi i bimëve narkotike” dhe “Vjedhja e energjisë elektrike ose impulseve telefonike”, thuhet në njoftimin e Policisë. Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme. Krujë/ Finalizohet operacioni policor i...