Ndihmoi Agasin të fshihte pamjet? Sulejmani në GJKKO: I kam çuar vetëm ushqim!

Ndihmoi Agasin të fshihte pamjet? Sulejmani në GJKKO: I kam çuar vetëm ushqim!

Detaje nga dëshmitë e dhëna në Gjykatën e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO) janë bërë publike në lidhje me procedimin ku është arrestuar biznesmeni Embro Sulejmani, i dyshuar se ka ndihmuar Ergys Agasin të fshijë gjurmët e takimeve të tij në një lokal, gjatë periudhës kur ishte në kërkim. Para gjykatës, Sulejmani ka mohuar përfshirjen në ndonjë vepër penale. Ai ka deklaruar se e njeh Agasin, pasi të dy janë nga Durrësi, ndërsa ka thënë se nuk e kupton se për çfarë krimi akuzohet. Sipas dëshmisë së tij, gjatë kohës që Agasi ishte në arrati, ai i ka dërguar ushqime dhe supë. “Nuk e di çfarë krimi kam bërë. I kam çuar supë e ushqim”, mësohet të ketë deklaruar Sulejmani para gjykatës....