Burimi:
Kohajone.com

Foto © Kohajone.com
Ndërtimet pa leje në Theth, ministri Manja: Prokuroria e Shkodrës duhet të japë llogari
Ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja, ka reaguar ashpër pas vendimit të prokurores Elsa Gjeli për të mos ndjekur penalisht çështjen e ndërtimit të një parku turistik pa leje në Theth. Në një deklaratë publike, Manja njoftoi se ka kërkuar zyrtarisht nisjen e një hetimi disiplinor ndaj prokurores, duke e cilësuar vendimin si një shkelje të rëndë të ligjit dhe detyrës. “Si Ministër i Drejtësisë, bazuar në kompetencat që më jep ligji, kam kërkuar zyrtarisht dje nisjen e hetimit disiplinor për një rast flagrant të mos-ushtrimit të ndjekjes penale dhe hetimit që ka të bëjë me ndërtimin pa leje të një...