Burimi:
Diasporashqiptare.al

Foto © Diasporashqiptare.al
Ndahet nga jeta këngëtari i polifonisë labe, Bujar Tabulla
Muzika tradicionale shqiptare ka humbur një nga zërat e saj më të njohur. Këngëtari i polifonisë, Bujar Tabulla, është ndarë nga jeta në moshën 65-vjeçare, pas një sëmundjeje të rëndë që kaloi vitet e fundit.I lindur në Delvinë, Tabulla u bë pjesë e skenës muzikore që në moshë të re dhe themeloi grupin polifonik “Djemtë e Delvinës”, me të cilin kontribuoi në promovimin dhe ruajtjen e këngës labe. Me zërin e tij karakteristik, të ngrohtë dhe emocional, ai fitoi vlerësimin dhe dashurinë e publikut në mbarë vendin.I njohur si “bilbili i Labërisë”, Bujar Tabulla përfaqësoi me dinjitet shpirtin artistik të trevës së tij, duke e bërë pjesë të pandarë të identitetit kulturor shqiptar.Përveç karrierës artistike, ai ishte i angazhuar edhe në jetën e përditshme të...