NATO paralajmëron stërvitjen vjetore për parandalimin bërthamor

NATO paralajmëron stërvitjen vjetore për parandalimin bërthamor

NATO do të nisë më 13 tetor në Itali stërvitjen e saj vjetore për parandalimin bërthamor, “Steadfast Noon”, ku do të marrin pjesë 17 vende, njoftoi Aleanca. Në një deklaratë thuhet se stërvitja është një aktivitet rutinë trajnimi, i planifikuar prej kohësh, që synon ruajtjen e gatishmërisë dhe testimin e procedurave që mbështesin aftësitë parandaluese dhe mbrojtëse të NATO-s. “NATO është Aleancë mbrojtëse. Kjo stërvitje na ndihmon të sigurojmë aftësi të sigurta, të mbrojtura, efektive dhe të besueshme për ruajtjen e paqes, parandalimin e detyrimit dhe frenimin e agresionit. Ajo dërgon gjithashtu një mesazh të qartë uniteti dhe vendosmërie”, tha sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte. Aleanca tha se përmasat e stërvitjes së këtij viti do të jenë në përputhje me ato të edicioneve...