“Mos ma prek Vlorën!”/ Qytetarët protestojnë për rikthimin e identitetit historik në Sheshin e Flamurit
Në sheshin e Flamurit në Vlorë qytetarët janë mbledhur në një protestë me sloganin “Mos ma prek Vlorën!”, ku kërkohet rikthimi i identitetit historik të sheshit. Ndërtimi i një strukture në mes të vendit është shkaku kryesor i revoltës së qytetarëve të Vlorës, për të cilën është përfolur se do të shërbejë si terminal për autobusët. Protestuesit kundërshtojnë ndërhyrjen në këtë hapësirë historike, ku dikur ishin vendosur katër topat simbolikë, që përfaqësonin katër vilajetet shqiptare. Në këtë mënyrë kjo ndërkyrje nxitur reagime dhe pakënaqësi të shumta nga ana e banorëve. Qytetarët tashmë kërkojnë rikthimin e katër topave në vendin e tyre dhe rivendosjen e identitetit historik të Sheshit të Flamurit, si një nga hapësirat më simbolike të qytetit të Vlorës.
Burimi:
gijotina.com