Rama hap thesin e premtimeve elektorale për 9 Majin, kujtohet për pensionistët dhe rininë

Rama hap thesin e premtimeve elektorale për 9 Majin, kujtohet për pensionistët dhe rininë

Siç ka bërë këto 13 vite në pushtet, kryeministri Edi Rama ka nisur shpërndarjen e premtimeve përpara zgjedhjeve lokale të 9 majit, duke përdorur Asamblenë e Partisë Socialiste në Tiranë për të prezantuar paketën e masave që, sipas tij, do të përfshihen në buxhetin e ardhshëm. Në fokus të deklaratave të tij kanë qenë pensionistët, familjet me fëmijë të vegjël dhe prindërit që kujdesen për fëmijët me aftësi të kufizuara. Në një moment kur PS ka nisur mobilizimin e strukturave për betejën elektorale në kryeqytet, Rama ka premtuar rritje të bonusit të fundvitit për pensionistët, dyfishim të rritjes së pensioneve në vitet në vijim, si dhe ndryshime në skemën e mbështetjes financiare për lindjet e reja. Kreu i qeverisë deklaroi se nga 1 janari bonusi...