NATO mirëpret marrëveshjen për Groenlandën: SHBA pritet të zgjerojë praninë ushtarake në Arktik
Aleanca e NATO-s ka mirëpritur marrëveshjen e re të sigurisë të arritur mes Shteteve të Bashkuara, Danimarkës dhe Groenlandës, e cila synon të forcojë sigurinë në rajonin e Arktikut dhe Atlantikut të Veriut. Përmes këtij pakti të njoftuar nga presidenti amerikan Donald Trump, SHBA do të marrë kontrollin e përhershëm mbi çështjet e sigurisë në Groenlandë dhe do të nisë procedurat për zgjerimin e pranisë së saj ushtarake në këtë territor. Sipas paktit të ri, vendet që nuk janë anëtare të NATO-s nuk do të lejohen të vendosin baza ushtarake apo të kryejnë investime strategjike në Groenlandë pa miratimin e paraprak nga Uashingtoni. Ndërkohë, autoritetet në Danimarkë dhe Groenlandë kanë garantuar se kjo marrëveshje nuk prek sovranitetin e Mbretërisë së Danimarkës dhe as të drejtën...
Burimi:
javanews.al