Nafta bie me 6.7%, tregjet shpresojnë te marrëveshja SHBA-Iran
Çmimet e naftës kanë regjistruar një rënie të fortë në tregjet ndërkombëtare, pas sinjaleve për një rikthim të diplomacisë në përpjekjet për zgjidhjen e konfliktit mes Shteteve të Bashkuara dhe Iranit. Nafta bruto amerikane WTI ra deri në 6.7%, duke zbritur në 97.1 dollarë për fuçi. Të njëjtën tendencë ndoqi edhe nafta Brent, e cila humbi 6.7% të vlerës, duke arritur në 105.86 dollarë për fuçi. Rënia u përshpejtua pas deklaratave të presidentit iranian, Masoud Pezeshkian, i cili bëri të ditur se Teherani po kërkon një zgjidhje përmes dialogut. Sipas agjencisë shtetërore IRNA, ai deklaroi se Udhëheqësi Suprem, Mojtaba Khamenei, i ka dhënë qeverisë kompetencat e nevojshme për të ndjekur këtë proces. Gjatë një takimi me guvernatorët e provincave, Pezeshkian theksoi se Irani nuk mund...
Burimi:
ntv.al