“Muzak Fest” në Apoloni, edicioni i dytë, një mbrëmje kushtuar rrënjëve, kujtesës dhe trashëgimisë
I organizuar nga Bashkia Fier, me mbështetjen e Ministrisë së Turizmit, Kulturës dhe Sportit, edicioni i dytë i Muzak Fest mblodhi në Apoloni artistë të njohur, personalitete të artit e kulturës dhe artdashës nga Fieri dhe qytete të tjera të Shqipërisë. Poezia, muzika dhe interpretimi artistik u ndërthurën me historinë mijëra vjeçare të Apolonisë. “Këtu është një mrekulli. Është mrekulli për të gjithë ne shqiptarët që s’duhet të harrojmë nga kemi ardhur, çfarë kulture kemi dhe çfarë duhet të respektojmë edhe të trashëgojmë në breza”, tha aktorja Rajmonda Bulku. “Është kënaqësi, pa diskutim, të interpretosh në Apolloni. Pa diskutim që Apollonia duhet të zhvillojë aktivitete kulturore pafund. Është një thesar, është një vend i shenjtë, një vend ku unë mendoj që çdo njeri takon Perëndinë”,...
Burimi:
kultplus.com