Motori përplaset me kamionin, dy të plagosur nga aksidenti në Levan–Vlorë

Motori përplaset me kamionin, dy të plagosur nga aksidenti në Levan–Vlorë

Një aksident i rëndë ka ndodhur ditën e sotme në autostradën Levan–Vlorë, në afërsi të Urës së Mifolit. Sipas informacioneve paraprake, dyshohet se një motomjet ka tentuar të parakalojë dhe është përplasur me një automjet të tipit kamion. Si pasojë e përplasjes së fortë, drejtuesi dhe pasagjeri i motorit kanë mbetur të plagosur dhe janë transportuar me urgjencë në spital për ndihmë mjekësore. Në vendngjarje ndodhen forcat e policisë, të cilët po punojnë për të zbardhur dinamikën e aksidentit.