Motorët përplasen ‘kokë më kokë’, 3 të vdekur në një aksident tragjik në Athinë

Motorët përplasen ‘kokë më kokë’, 3 të vdekur në një aksident tragjik në Athinë

Tre persona kanë humbur jetën në një aksident të rëndë rrugor të regjistruar në orët e para të mëngjesit të së martës në qendër të Athinës, në Greqi. Ngjarja ndodhi në bulevardin Alexandras, në kryqëzimin me rrugën Armeni Vraila, ku dy motorë u përplasën me njëri-tjetrin. Shkaqet dhe rrethanat e sakta të aksidentit mbeten ende të paqarta dhe po hetohen nga autoritetet. Sipas informacioneve paraprake, në përplasjen e fuqishme u përfshinë dy motoçikleta. Në njërën prej tyre udhëtonte një burrë, ndërsa në motorin tjetër ndodheshin dy gra. Përplasja rezultoi fatale për të tre personat. Ata u transportuan me urgjencë në spitalin Red Cross Hospital në Athinë, por, pavarësisht ndërhyrjes së mjekëve, u konfirmuan të vdekur. Policia greke ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të...