Gjermania në gatishmëri për tërheqjen e mundshme të trupave amerikane, Berlini mbledh zyrtarët e lartë
Ministria e Mbrojtjes e Gjermanisë po përgatitet të diskutojë se si Berlini dhe aleatët e tij evropianë duhet t’i përgjigjen një reduktimi të mundshëm të forcave amerikane në Evropë, sipas raportimve nga POLITICO. Zyrtarë të lartë gjermanë të mbrojtjes janë planifikuar të takohen të martën për të diskutuar masat e mundshme për të kompensuar ndikimin e një tërheqjeje ushtarake amerikane, si dhe se si qeveria duhet të koordinojë përgjigjen e saj politike. Përgatitjet vijnë ndërsa Uashingtoni i afrohet një vendimi mbi praninë e tij të ardhshme ushtarake në Evropë. Administrata e Presidentit Donald Trump dëshiron që vendet evropiane të marrin përgjegjësi më të mëdha për mbrojtjen e tyre, por ky qëndrim ngre shqetësime se tërheqjet e trupave amerikane mund të lënë boshllëqe të rrezikshme në...
Burimi:
syri.net