I dënuar me 24 vite burg për vrasje, shqiptari i shpëton ekstradimit nga Britania për shkak të parashkrimit

I dënuar me 24 vite burg për vrasje, shqiptari i shpëton ekstradimit nga Britania për shkak të parashkrimit

Një shqiptar i dënuar për vrasje i ka shpëtuar ekstradimit në vendin e tij të origjinës, pasi policisë i mbaroi koha për ta sjellë atë para drejtësisë. Sabri Sopoti, u hoq si refugjat lufte nga Kosova për të hyrë ilegalisht në Mbretërinë e Bashkuar Sabri Sopoti, 60 vjeç, i shpëtoi ekstradimit në Shqipëri, pasi ishte arrestuar në qershor të vitit 2026 në një banesë në veri të Londrës. Arrestimi u krye nga oficerët e Njësisë Kombëtare të Ekstradimeve, pjesë e Agjencisë Kombëtare të Krimit (NCA). Sopoti kërkohej nga autoritetet shqiptare për të vuajtur një dënim prej 24 vitesh burg, të dhënë në vitin 2000 nga Gjykata e Dibrës. Ai ishte dënuar për veprat penale të “Vrasjes me paramendim” dhe “Mbajtjes pa leje dhe prodhimit të armëve,...