Transportonin fishekzjarrë të kontrabanduar për shitje, arrestohet 25-vjeçari në Tiranë, procedohet bashkëpunëtori
Sekuestrohen 21 kuti me lëndë piroteknike, të gjetura në automjetin dhe banesën e të arrestuarit. Në pranga organizatori i dyshuar i aktivitetit, ndërsa një 21-vjeçar procedohet penalisht në gjendje të lirë. Një tjetër rast i posedimit dhe transportimit të lëndëve piroteknike të dyshuara të kontrabanduara është goditur në Tiranë. Policia ka finalizuar fazën e katërt të operacionit të koduar “Fireworks”, në kuadër të kontrolleve për evidentimin e personave që posedojnë dhe shesin fishekzjarrë pa dokumentacionin përkatës. Në përfundim të operacionit, është arrestuar një 25-vjeçar me inicialet R. B., i dyshuar si organizator i veprimtarisë së kundërligjshme, ndërsa një 21-vjeçar, me inicialet F. A., është proceduar penalisht në gjendje të lirë. Sipas njoftimit të Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë, dy të rinjtë janë ndaluar në rrugën...
Burimi:
javanews.al