Tragjedi ajrore në SHBA, avioni rrëzohet në det: Mes viktimave edhe fëmijë

Tragjedi ajrore në SHBA, avioni rrëzohet në det: Mes viktimave edhe fëmijë

Një aksident i rëndë ajror ka ndodhur në Shtetet e Bashkuara, ku një avion i vogël është rrëzuar në Gjirin e Meksikës, pranë brigjeve të shtetit të Misisipit, duke shkaktuar vdekjen e gjashtë personave, mes tyre dy fëmijë. Sipas Rojës Bregdetare amerikane, aksidenti ndodhi të martën, më 24 nëntor, kur avioni i tipit Cessna 210 u rrëzua në det, në zonën mes qytetit Pascagoula dhe ishullit Horn Island, pjesë e Parkut Kombëtar Gulf Islands National Seashore. Në bord ndodheshin katër të rritur dhe dy djem të moshave 8 dhe 10 vjeç. Asnjëri prej tyre nuk arriti të mbijetonte. Zëdhënësi i Rojës Bregdetare, Juan Ros, bëri të ditur se trupat e viktimave u gjetën nga zhytësit brenda trupit të avionit të rrëzuar. Sipas autoriteteve, kulla rajonale...