SHQIPTARET TENTOJNE TE VJEDHIN MBRETERORET
Dy persona me origjinë shqiptare kanë përfunduar në pranga në Angli, pasi dyshohet se kanë hyrë pa autorizim në rezidencën e Princit William dhe Princeshës Kate, në pronën mbretërore Sandringham, në Norfolk. Ngjarja u regjistrua të hënën në mbrëmje, kur dy burrat depërtuan në ambientet e rezidencës Anmer Hall, duke shkaktuar aktivizimin e sistemeve të sigurisë. Sipas mediave britanike, njëri prej të arrestuarve dyshohet se qëndron ilegalisht në Mbretërinë e Bashkuar. Hetimet paraprake sugjerojnë se dy personat mund të mos e kenë ditur se prona i përkiste çiftit mbretëror dhe se qëllimi i tyre mund të ketë qenë vjedhja. Megjithatë, autoritetet po verifikojnë të gjitha rrethanat për të përjashtuar mundësinë e një motivi tjetër. Sipas raportimeve, të dyshuarit ishin të maskuar dhe aktivizuan sistemet e...
Burimi:
ntv.al