16 mln euro investim/ Vlorë, firma ‘2T’ e Artan Sakos sapo kishte përfunduar punimet, çahet sërish tubacioni në rrugë…
Një tjetër avari në rrjetin e ujësjellësit është regjistruar në rrugën “Pelivan Leskaj” në Vlorë. Firma “2T” kishte përfunduar ndërhyrjet në këtë segment vetëm pak ditë më parë, por mbrëmjen e kaluar tubacioni është çarë sërish, duke shkaktuar përmbytjen e rrugës. Rasti ngre pikëpyetje mbi cilësinë e punimeve në një prej segmenteve ku janë kryer ndërhyrje në kuadër të investimit prej 16 milionë eurosh për rehabilitimin e rrjetit të ujësjellësit në Vlorë. Projekti, i nisur në vitin 2023 dhe që synon të përmirësojë furnizimin me ujë për rreth 95 mijë banorë, vijon të shoqërohet me avari të përsëritura, ndërsa afati i përfundimit tashmë pritet të shtyhet drejt vitit 2027. Edhe pse punimet në rrugën “Pelivan Leskaj” konsideroheshin të përfunduara, çarja e tubacionit vetëm pak ditë...
Burimi:
syri.net