Motomjeti përplaset me trailerin në autostradën Fier-Vlorë, dy të plagosur

Motomjeti përplaset me trailerin në autostradën Fier-Vlorë, dy të plagosur

Një aksident me dy të plagosur ka ndodhur disa minuta më parë në autosatradën Fier -Vlorë. Një motomjet teksa ka tentuar të parakalojë, është përplasur me një automjet të tonazhit të rëndë, trailer. Si pasojë e përplasjes së fortë drejtuesi dhe pasagjeri i motorit kanë mbetur të lënduar. Ata janë transportuar menjëherë drejt spitalit ndërsa në vendngjarje ndodhet policia dhe grupi hetimor për të zbardhur dinamikën e aksidentit në fjalë. Top Channel