“Mos prisni deri në vdekjen e një magjistrati tjetër”/ Prokurorët dalin me 5 KËRKESA për qeverinë
Një vit pas vrasjes së gjyqtarit Astrit Kalaja në sallën e gjyqit, organizatat përfaqësuese të gjyqtarëve dhe prokurorëve i kanë kërkuar institucioneve shtetërore marrjen e masave konkrete për forcimin e sigurisë në institucionet e drejtësisë dhe për trajtimin institucional të familjes së tij. Në një deklaratë të përbashkët, Unioni i Gjyqtarëve, Shoqata Kombëtare e Gjyqtarëve dhe Shoqata e Prokurorëve të Shqipërisë kërkojnë që Astrit Kalajës t’i njihet statusi “Dëshmor i Atdheut”, ndërsa familjes dhe fëmijëve të tij t’u garantohet një trajtim institucional dinjitoz. Organizatat kërkojnë gjithashtu krijimin e një strukture të posaçme policore për sigurinë e gjykatave dhe prokurorive. Sipas tyre, nevojitet edhe ngritja e një mekanizmi të posaçëm për vlerësimin e kërcënimeve dhe mbrojtjen e magjistratëve të rrezikuar, si dhe të familjeve të tyre....
Burimi:
ntv.al