Mjeku paralajmëron për rreziqet e verës: Uji i ndotur, ushqimet e prishura dhe infeksionet, çfarë duhet të dinë

Mjeku paralajmëron për rreziqet e verës: Uji i ndotur, ushqimet e prishura dhe infeksionet, çfarë duhet të dinë

Mjeku i njohur Ilir Alimehmeti ka dhënë një mesazh të qartë për qytetarët në prag të pikut të sezonit turistik. Vera sjell jo vetëm ditë me diell, por edhe rreziqe serioze për shëndetin. I ftuar në një emision televiziv, ai foli për shtimin e rasteve me infeksione bakteriale dhe virale gjatë muajve të verës. “Temperaturat e larta dhe lëvizshmëria e shtuar e popullsisë krijojnë kushtet ideale për përhapjen e sëmundjeve infektive,” u shpreh Alimehmeti. Sipas tij, kontakti më i shpeshtë mes njerëzve, qëndrimi i zgjatur në ambiente të hapura dhe përdorimi i ushqimeve apo ujit të kontaminuar, janë faktorë kyç...
Burimi: Sot.com.al