Burimi:
Observerkult.com

Foto © Observerkult.com
Mitrush Kuteli, pse s’arriti ta shihte nënën para se të vdiste ajo?
Mitrush Kuteli Shkrimtar e përkthyes, ekonomist i specializuar në profesion, Dhimitër Pasko ose Mitrush Kuteli, lindi më 13 shtator 1907 në Pogradec, ndërsa vdiq më 4 maj 1967, në Tiranë. Pa dyshim njëri prej shkrimtarëve, intelektualëve dhe mendimtarëve më të ndritur të Shqipërisë. Kuteli dha kontribut në çdo lëmi letrare, ai ka lënë mbi të gjitha një “ligjërim mbi etikën”. Në përmbledhjen pak të njohur “Shënime letrare”, kritika e tij ngriti një problem të madh shqiptar. “Është fort e rëndë të thuash se në këtë kuadër shqiptar kaq të vrazhdët, qoftë edhe në botën e shkrimtarëve (dhe veçanërisht në këtë bote!) ku autori vë dorën në kobure ose të ndjek “administrativisht”, ose, të paktën, të rri me kokë me nj’anë, sepse nuk e lavdërove sa...