Burimi:
Shkodraweb.com

Foto © Shkodraweb.com
MINUTA E FUNDIT – Humb jetën kapiteni i anijes turistike në Liqenin e Shkodrës, tentoi të shpëtojë dy turistë në ujë…
Rreth orës 16:32, është marrë njoftim nga Salla Operative se në liqenin e Shkodrës, kapiteni i anijes për qëllime turistike e Bashkisë Shkodër, shtetasi Arben Alamani, 51 vjeç, dyshohet se gjatë përpjekjes për të shpëtuar dy turistë që kishin rënë në ujë, është mbytur. Turistët janë shpëtuar dhe ndodhen në gjendje të mirë shëndetësore. Në vendngjarje kanë shkuar menjëherë shërbimet e Policisë, dhe vijojnë kërkimet për gjetjen e trupit të 51-vjeçarit. Grupi hetimor vijon punën për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes. Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë,...