Ministri Nufi takohet me homologun Maqedonci në Bruksel: Kosova në NATO, Shqipëria e mbështet këtë aspiratë!

Ministri Nufi takohet me homologun Maqedonci në Bruksel: Kosova në NATO, Shqipëria e mbështet këtë aspiratë!

Përpara zhvillimit të Takimit të 37-të të Grupit të Kontaktit për Mbrojtjen e Ukrainës (UDCG), Ministri i Mbrojtjes së Republikës së Shqipërisë, Ermal Nufi është takuar me homologun e tij nga Kosova, Ministrin e Mbrojtjes, Ejup Maqedonci. Ministri Nufi ka ndarë mesazhin e fortë se Kosova në NATO është nevojë strategjike për forcimin e stabilitetit rajonal, duke nënvizuar edhe vendosmërinë e Shqipërisë për ta mbështetur këtë aspiratë. Mesazhi i plotë i Ministrit Nufi në lidhje me takimin: “Selia e NATO-s, Bruksel — Me homologun dhe mikun nga Kosova, Ejup Maqedonci, sot para Takimit të 37-të të Grupit të Kontaktit për Mbrojtjen e Ukrainës. Kosova në NATO është nevojë strategjike për forcimin e stabilitetit rajonal, parandalimin e konflikteve dhe shmangien e rrezikut të hapjes së fronteve...