Ministri Karakaçi inspekton ujësjellësin e ri të Mamurrasit: Së shpejti nis investimi edhe për zonat rurale!

Ministri Karakaçi inspekton ujësjellësin e ri të Mamurrasit: Së shpejti nis investimi edhe për zonat rurale!

Ministri i Infrastrukturës dhe Energjisë, Enea Karakaçi, inspektoi nga afër përfundimin e fazës së parë të projektit për ndërtimin e ujësjellësit të ri në Mamurras, një investim që ka garantuar furnizim të pandërprerë me ujë të pijshëm për afro 20 mijë banorë të zonës urbane. Gjatë vizitës, ministri ishte i shoqëruar nga drejtori i përgjithshëm i Agjencisë Kombëtare të Ujësjellës-Kanalizimeve, Fludian Çuka, dhe kryetarja e Bashkisë Kurbin, Majlinda Cara. Projekti ka përfshirë hapjen e tre puseve të reja, ndërtimin e një depoje kryesore, tubacionin e transmetimit, rrjetin shpërndarës, sistemin e monitorimit SCADA dhe vendosjen e mbi 1 600 matësve të rinj, duke sjellë një përmirësim të ndjeshëm të shërbimit për abonentët. Drejtori Çuka shpjegoi detajet teknike të investimit: “Dy puset kryesore japin një prodhim prej...