Ministri izraelit, Gideon Sa’ar takon Ramën: Një nga liderët më të spikatur në botë, na ka qëndruar pranë në kohë të vështira
Ministri i Jashtëm i Izraelit, Gideon Sa’ar, është pritur sot në Tiranë edhe nga kryeministri Edi Rama. Pas takimit, Sa’ar vlerësoi marrëdhëniet mes dy vendeve, duke e cilësuar Shqipërinë një mike të vërtetë të Izraelit. Përmes një reagimi, kryediplomati izraelit shprehu vlerësimin për qëndrimin e Shqipërisë ndaj Izraelit, veçanërisht në periudha të vështira, si dhe për angazhimin kundër antisemitizmit dhe terrorizmit. Sa’ar e cilësoi Ramën një zë të qartë dhe të guximshëm në arenën ndërkombëtare, duke vlerësuar gjithashtu përkushtimin e tij ndaj sigurisë së Izraelit. Postimi i plotë Ishte kënaqësi e veçantë të takoja sot në Tiranë Kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama. Rama ka drejtuar Shqipërinë për 13 vite radhazi dhe, sipas mendimit tim, është një nga liderët më të spikatur dhe më parimorë në...
Burimi:
kohajone.com