Burimi:
Kohajone.com

Foto © Kohajone.com
Ministri Igli Hasani pret në takim një delegacion nga Kosova, vlerësohet bashkëpunimi dhe koordinimi
👁11639
Sot, në mjediset e Ministrisë së Europës dhe për Punët e Jashtme u zhvillua takimi ndërmjet Drejtorëve politikë të Ministrisë së Jashtme të Republikës së Shqipërisë dhe asaj të Republikës së Kosovës, që mbulojnë çështjet e bashkëpunimit dypalësh, çështje të bashkëpunimit rajonal dhe të integrimit në BE. Në nisje të takimit, Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani përshëndeti delegacionin nga Kosova, duke vlerësuar bashkëpunimin e ngushtë ndërmjet dy vendeve dhe rëndësinë e koordinimit mes institucioneve tona. Takimi mes delegacioneve vijoi me një bashkëbisedim frytdhënës lidhur edhe me përcaktimin konkret të hapave e aktiviteteve në vijim, si në...