Ministri i Mbrojtjes publikon videon nga protesta: Vetëm me studentët nuk ka më lidhje

Ministri i Mbrojtjes publikon videon nga protesta: Vetëm me studentët nuk ka më lidhje

Ministri i Mbrojtjes, Ermal Nufi, ka reaguar përmes një videoje të publikuar në rrjetet sociale lidhur me protestën në Tiranë, duke deklaruar se ajo nuk ka më lidhje vetëm me studentët. “Kjo protestë, vetëm me studentët nuk ka më lidhje! Ky është modeli dhe dhuna që shqiptarët njohin prej vitesh!”, shkruan Nufi në reagimin e tij. Në videon e publikuar shfaqen Klevis Balliu, me maskë në fytyrë, si dhe Luçiano Boçi, të cilët duken duke biseduar me disa prej protestuesve të maskuar. Reagimi i ministrit vjen në një kohë kur protesta është shoqëruar me tensione dhe incidente në disa zona të Tiranës. Pamjet e publikuara kanë nxitur reagime lidhur me zhvillimet gjatë tubimit.