Ministri i Jashtëm i Izraelit mbërrin te Kryesia e Kuvendit, takim me Hoxhën e Peleshin, do të pritet edhe nga Rama

Ministri i Jashtëm i Izraelit mbërrin te Kryesia e Kuvendit, takim me Hoxhën e Peleshin, do të pritet edhe nga Rama

Gideon Sa’ar dhe Ferit Hoxha TIRANË-Ministri i Jashtëm i Izraelit, Gideon Sa’ar, ndodhet në Tiranë, në kuadër të një vizite zyrtare në Shqipëri. Sa’ar ka zhvilluar takimet e para sipas axhendës, me kryetarin e Kuvendit, Niko Peleshi, si dhe ministrin për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha, ndërsa më vonë do të takohet me kryeministrin Edi Rama. Gjatë vizitës, ministrat Sa’ar dhe Hoxha nënshkruan Marrëveshjen për Bashkëpunimin e Përgjithshëm, e cila shënon një hap të rëndësishëm në forcimin e partneritetit ndërmjet dy vendeve. Marrëveshja krijon një kuadër të gjerë bashkëpunimi ndërqeveritar dhe vendos një mekanizëm të strukturuar për zhvillimin e partneriteteve konkrete në fusha me interes të ndërsjellë, si ekonomia dhe tregtia, inovacioni dhe teknologjia, bujqësia, menaxhimi i ujërave, energjia, shëndetësia, arsimi, siguria, turizmi dhe...